Në këtë vit për dy muaj 278 çifte u shkurorzuan në Kosovë

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 14:58
Në këtë vit për dy muaj 278 çifte u shkurorzuan në Kosovë

Agjencioni i Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat të cilat tregojnë se sa persona janë shkurorëzuar në muajin janar dhe shkurt të këtij viti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vetëm gjatë dy muajt e parë të vitit 2023 janë shkurorëzuar 278 çifte.

Sipas statistikave, në muajin janar janë bërë 156 shkurorëzime, kurse në muajin shkurt gjithsej 122.

Komuna e cila ka numrin më të madh të çifteve të ndarë është Prizreni me 14 shkurorëzime, e dyta Skenderaj me 11 të divorcuar dhe e treta Podujeva me 8 shkurorëzime.

(Kosova Sot Online)