Prishtina pa rrymë sot, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 25 April 2023 - 15:17
Prishtina pa rrymë sot, kjo është arsyeja

Nënstacioni Prishtina 6, linja 110/10kV është jashtë funksionit dhe kjo ka bërë që Prishtina të mos ketë rrymë sot, përcjell “Kosova Sot Online”.

KEDS ka dalë me sqarime lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në një pjesë të madhe të qytetit.

“Ju informojmë se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit. Si rezultat i kësaj, një numër i caktuar i konsumatorëve tanë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike”, ka njoftuar KEDS.

(Kosova Sot Online)