Kurti: Marrëveshja e 27 shkurtit që është propozim i BE-së duhet të zbatohet sa më parë

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 16:53
Kurti: Marrëveshja e 27 shkurtit që është propozim i BE-së duhet të zbatohet sa më parë

Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve me Serbinë duhet të zbatohet sa më shpejt, por Beogradi, sipas tij, nuk ka gatishmëri për ta zbatuar atë, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Marrëveshja e 27 shkurtit, që është propozim i BE-së me iniciativën e Francës dhe Gjermanisë, dhe më pas aneksi implementues që u bë pjesë integrale nga takimi i Ohrit i 18 marsit, duhet të zbatohen në plotni dhe sa më parë. Pra, teksti është i qartë, ai do zbatim. Është për të ardhur keq që pala tjetër ka thënë që do të bëjë zbatim të pjesshëm, që është një mënyrë tjetër për të thënë që nuk do të bëjë zbatim”, tha Kurti për gazetarët në Prishtinë më 25 prill.

Ky reagim i Kurtit vjen një ditë pasi Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.