Rreth 500 kg duhan policia gjen në Viti

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 17:52
Rreth 500 kg duhan policia gjen në Viti

Në fshatin Lubishtë të Komunës së Vitisë, policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 500 kilogramë sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar dhe të papërpunuar.

Këto mallra dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut.

“Gjatë operacionit policor dhe kontrollit në atë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar sasi e  konsiderueshme e duhanit  të përpunuar dhe të pa përpunuar  (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.

Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 25.04.23 Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht njësitet  e Task Forcës dhe hetimet rajonale të Drejtorisë kufitare-Lindje, bazuar në informacione relevante dhe me urdhër të prokurorit të shtetit në Gjilan kanë realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse  në fshatin Lubishtë, komuna e Vitisë.

Gjatë operacionit policor dhe kontrollit në atë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar sasi e  konsiderueshme e duhanit  të përpunuar dhe të pa përpunuar (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit.

Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme.

(Kosova Sot Online)