Digjen për së gjalli anëtarët e një bande kriminale

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 18:03
Digjen për së gjalli anëtarët e një bande kriminale

Më shumë se një duzinë anëtarë të dyshuar të njw bande kriminale u vranë me gurë dhe u dogjën të gjallë nga banorët në Port-au-Prince.

OKB-ja paralajmëroi se pasiguria në kryeqytetin Haitian ka arritur nivele të ngjashme me vendet në luftë.

“Gjatë kontrollit të një minibusi në të cilin ndodheshin persona të armatosur, policia ka konfiskuar armë dhe pajisje të tjera. Për më tepër, më shumë se një duzinë individësh që udhëtonin me këtë automjet, fatkeqësisht u linçuan nga pjesëtarët e popullatës”, tha policia në një deklaratë të hënën.

Policia nuk ka specifikuar numrin e saktë të viktimave dhe as nuk ka zgjeruar rrethanat në të cilat humbën kujdestarinë ndaj të dyshuarve, të cilët u vranë nga banorë të lagjes së quajtur Canape-Vert, shkruajnë mediat e huaja. 

Një dëshmitar që dha emrin e tij si Edner Samuel tha për Associated Press se anëtarët e turmës i morën gangsterët e dyshuar larg policisë, i rrahën dhe i vranë me gurë përpara se t’i vendosnin goma, duke i derdhur benzinë ??dhe duke i djegur. 

(Kosova Sot Online)