Ja arsyeja pse binjakët shqiptarë po luajnë me drejtësinë

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 19:47
Ja arsyeja pse binjakët shqiptarë po luajnë me drejtësinë

Binjakët shqiptar Edmond dhe Eduard Trushi janë rikthyer edhe njëherë në vëmendjen e policisë italiane, e cila ka shpërndarë në rrjetet një foto të tyre, teksa iu kërkon qytetarëve ndihmë për kapjen pasi akuzohen për dhjetëra vjedhje.

Vëllezërit operojnë në zonën e Udines dhe dyshohet se kanë kryer disa krime në banesa, por mbetet problemi kryesor që i mban ata gjithnjë larg hekurave, 38 vjeçarët është e pamundur t’i dënosh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo për shkak se janë identikë. E njëjta gjatësi, të njëjtat veshje, të njëjtët tatuazhe. Madje dhe testet e ADN nuk mund të arrijnë në konkluzione përfundimtare se kush prej të dyve është autori i krimit, pasi dhe ajo është shumë e ngjashme dhe për këtë arsye për ligjin janë të pafajshëm.

Vëllezërit duket se po përfitojnë nga kjo gjë dhe po e përdorin atë pasi sipas autoriteteve ata asnjëherë nuk e kryejnë një vjedhje së bashku.

(Kosova Sot Online)