Ja kush thotë: Mbështetja në KiE, shpërblim i Perëndimit për politikat anti-serbe të Kurtit

  • A.P /
  • 25 April 2023 - 20:18
Ja kush thotë: Mbështetja në KiE, shpërblim i Perëndimit për politikat anti-serbe të Kurtit

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko ka thënë se mbështetja e Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, është shpërblim i Perëndimit për politikat anti-serbe të kryeministrit Albin Kurti.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Bochan Kharchenko ka thënë se Prishtina po ndjek linjën të SHBA-së dhe BE-së.

“Mbështetja nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës për aplikimin e Prishtinës për anëtarësim në organizatë, është një fakt shpërblimi i Perëndimit për politikat anti-serbe të kryeministrit Kurti”, ka shkruar ai, transmeton Kosova Sot Online.

Ai ka thënë se nuk është rastësi që koha e vendimit ka koinciduar me zgjedhjet e mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës.

Për mendimin tim, nuk ka nevojë të dëshmohet që Prishtina po ndjek linjën SHBA-BE”, ka shkruar në fund ai.

(Kosova Sot Online)