Kryetari i Odës Ekonomike: Të mundësohet krijimi i bizneseve që kosovarët të mos lëvizin nga Kosova

  • E.K /
  • 26 April 2023 - 08:41
Kryetari i Odës Ekonomike: Të mundësohet krijimi i bizneseve që kosovarët të mos lëvizin nga Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se Qeveria duhet ta krijoj një strategji për të rinjtë që të mos largohen nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Duhet ta parandalojmë këtë trend dhe të insistojmë që ata që kanë shkuar të kthehen”, tha ai.

Rafuna tha se duhet të krijohen biznese në Kosovë, në mënyrë që njerëzit të mos ikin nga vendi i tyre.

“T’u mundësojmë që të krijojmë biznese që kosovarët të mos lëvizin nga Kosova”, tha ai.

(Kosova Sot Online)