Ngjarje e rëndë: Gjendet e vdekur në qese plehrash 5-vjeçarja

  • E.K /
  • 26 April 2023 - 09:20
Ngjarje e rëndë: Gjendet e vdekur në qese plehrash 5-vjeçarja

Një vajzë 5-vjeçare është gjetur e vdekur në një qese plehrash në një apartament në Rambervillers në Francë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka arrestuar një 16-vjeçar, i cili ndodhej në banesën ku u gjet trupi i viktimës.

Sipas mediave lokale, trupi i viktimës u gjet në një shtëpi që ndodhet rreth njëqind metra larg shtëpisë së sulmuesit të dyshuar.

(Kosova Sot Online)