Një grua tentoi të fuste narkotikë në burgun e Dubravës, e përpiu për të mos u kapur nga zyrtarët

  • E.K /
  • 26 April 2023 - 09:59
Një grua tentoi të fuste narkotikë në burgun e Dubravës, e përpiu për të mos u kapur nga zyrtarët

Një grua dyshohet se ka përpirë një sasi të narkotikëve të cilën dyshohet se kishte tentuar ta fuste në burgun e Dubravës, në mënyrë që të mos kapet nga zyrtarët e burgut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo grua është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pas përpirjes së kësaj sasie të narkotikëve.

Gruaja në fjalë është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për ndalimin e saj e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi

(Kosova Sot Online)