Lajçak takon eurodeputetët, diskutuan rreth dialogut Kosovë - Serbi

  • E.K /
  • 26 April 2023 - 10:28
Lajçak takon eurodeputetët, diskutuan rreth dialogut Kosovë - Serbi

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, është takuar me eurodeputetët e grupit të socialistëve dhe demokratëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim është është diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimet rajonale.

“Patëm një diskutim produktiv me Progresistët rreth zhvillimeve të fundit në dialog dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Mirënjohës për interesin e tyre në rajon dhe mbështetjen për të ardhmen e tij europiane”, ka shkruar Lajçak në Twitter, duke publikuar edhe fotografi nga takimi.

(Kosova Sot Online)