Kurti: Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë

  • E.K /
  • 26 April 2023 - 11:04
Kurti: Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Qeverisë ka folur për dy lajmet e mira që Kosova i mori këto ditët e fundit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti foli për liberalizimin e vizave dhe hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, duke thënë se “këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më europian dhe më afër Europës”.

“Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë”, tha kryeministri Kurti.

(Kosova Sot Online)