
Kur mund të shkojnë kosovarët pa viza në Bosnjë?

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, pyetja është se kur kosovarët mund të shkojnë në Bosnjë vetëm me letërnjoftim.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës që vjen nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi, tha se shpresojnë që muajin tjetër kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvendin e Bosnjës, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Kuvendi e ka ratifikuar. Institucionet e Bosnjë e Hercegovinës ende nuk e kanë bërë ratifikimin. Propozimi nuk ka kaluar në Këshillin e Minitrave që të vijë në Kuvendin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës”, tha Rexhepi.
“Shpresojmë që së shpejti do të përfundojë kjo pasi jemi të lidhur edhe me afatin. Shpresojmë që do të bëhet muajin tjetër”, theksoi zëvendëskryeministrja.
(Kosova Sot Online)