Rashiq për zgjedhjet: Në Veri u bë zgjidhje e përkohshme

  • E.K /
  • 26 April 2023 - 11:55
Rashiq për zgjedhjet: Në Veri u bë zgjidhje e përkohshme

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rashiq theksoi se me këtë pjesëmarrje në zgjedhje është bërë një zgjidhje e përkohshme

“Kjo çka ndodhi në fundjavë, sipas meje, është një zgjidhje e përkohshme sepse normale është që në secilindo sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër përqind që të votojnë në një proces demokratik. E dini edhe ju vetë se nuk ka ndodhur vetëm kështu, por është një planifikim apo vazhdimësi të keqpërdorimit të serbëve në Kosovë nga ana e një regjimi autokrat, i cili i përdor serbët si një mjet për arritjen e qëllimeve të veta dhe nga aspekti njerëz. Për të thënë të vërtetën nuk mund të kuptoj çka po përpiqen të bëjnë”.

(Kosova Sot Online)