Krasniqi e Rizvanolli debatojnë për çmimin e rrymës, "Marre duhet me iu ardhë e gënjeni para njerëzve"

  • E.K /
  • 26 April 2023 - 13:19
Krasniqi e Rizvanolli debatojnë për çmimin e rrymës,

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që tha se se është gënjeshtër që çmimi i rrymës është shtrenjtuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Krasniqi tha se çmimi i tarifës së shtrenjtë është rritur nga 7 në 21 centë.

Krasniqi i tha se është turp që të gënjehen qytetarët.

“Rritja e çmimit të energjisë mbi 100 për qind. Prej 7 centë në 21 centë e ke bo tarifën e shtrenjtë, dil mohoje. Prej 7 në 21 centë e ke bo tarifën e shtrenjtë, është 300 për qind. Marre duhet me iu ardhë e gënjeni para njerëzve”, tha Krasniqi.

Rizvanolli tha se është e paimagjinueshme se sa herë mund të gënjej njeriu për të njëjtën gjë pasi demantohet 100 herë dhe pasi qytetarët i marrin faturat një vit me radhë

“Është e paimagjinueshme se sa herë mund të gënjej njeriu për të njëjtën gjë pasi demantohet 100 herë dhe pasi qytetarët i marrin faturat një vit me radhë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)