Detyroi një vajzë të drogohej, arrestohet një person

  • E.K /
  • 26 April 2023 - 14:17
Detyroi një vajzë të drogohej, arrestohet një person

Një 29-vjeçar i dënuar me 5-vite burgim, është arrestuar sot nga shërbimet e policisë në Krujë, pasi është dënuar në vitin 2020 për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ai ka nxitur një shtetase, për të përdorur lëndë narkotike.

Po ashtu, ai ka qenë i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

(Kosova Sot Online)