Pasi u sëmur Erdogan anulon angazhimet elektorale

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 15:48
Pasi u sëmur Erdogan anulon angazhimet elektorale

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan anuloi të gjitha angazhimet elektorale të mërkurën pasi u sëmur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me këshillat e mjekëve do të pushoj në shtëpi”, ka shkruar ai, duke bërë të ditur se nuk do të jetë në mitingjet e planifikuara në tre qytete të ndryshme të vendit. 

Ai më pas shtoi: “ Me dëshirën e Zotit, ne do të rifillojmë angazhimet tona nga e enjtja”.

(Kosova Sot Online)