Besnik Bislimi udhëton drejt Suedisë

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 16:03
Besnik Bislimi udhëton drejt Suedisë

Sot ka udhëtuar për në Stockholm të Suedisë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kësaj vizite do të ketë takime me Ministren për Europë Jessika Roswall, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson dhe Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Jan Knutsson.

Aktualisht, Suedia kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së.

Arsyeja e vizitës së Bislimit në shtetin suedez është forcimi i bashkëpunimit dhe rruga përpara e Kosovës në proceset e integrimit europian, pati thënë më herët Zyra e Bislimit ku është paralajmëruar vizita e tij.

(Kosova Sot Online)