Ja cilat vendime janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 17:59
Ja cilat vendime janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Për vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Facebook, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë mbledhje janë marrë 22 vendime, të cilat Kurti i ka renditur në postimin e tij.

“Në prag të shënimit të Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovës, iniciuam aderimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Ndamë 600 mijë euro për financimin e monitorimit elektronik. Një mënyrë efektive e trajtimit të rasteve penale, e në veçanti e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje. Me qëllim tejkalimin e krizës energjetike ndamë 9 milionë euro. Për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë ndamë 10 milionë euro. Në mbështetje të punësimit të personave nga komunitetet jo shumicë ndamë 3 milionë euro. Për mbështetje të mërgatës, të punësimit të grave dhe likuiditetit familjar ndamë 243 mijë euro”, ka shkruar Kurti.

“Aprovuam ndryshimin e publikimit të akteve nënligjore, për të lehtësuar qasjen e personave të verbër në Gazetën Zyrtare. Emëruam Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Ndamë 15 mijë euro për organizimin e Forumit Ekonomik të Vjenës në Prishtinë. Miratuam nismën për marrëveshjen plotësuese për “Programin e Ujërave të Zeza të Kosovës II” me vlerë të grantit prej 13.2 milionë euro. Ndamë 157 mijë euro për projektin me Bankën Botërore për përmirësimin e sistemit të qeverisjes digjitale”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)