Zbulohet kush e dha urdhrin për ekz'ekutimin e biznesmenit shqiptar

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 19:37
Zbulohet kush e dha urdhrin për ekz'ekutimin e biznesmenit shqiptar

Porositësi i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj mësohet se është Edmond Haxhia.

Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Sakaq Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 1997.

Edmond Haxhia mësohet se është porositësi dhe financuesi i gjithë operacionit të vrasjes së biznesmenit, ndërsa shtetasit britanikë Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman janë 4 britanikët që kanë ndihmuar për të kryer vrasjen.

Ndërsa ekzekutori është shtetasi portugez, Ruben Saraiva.

Edmonmd Haxhia, me shtetësi shqiptare dhe britanike

Ruben Saraiva, shtetas portugez

Harry Simson, shtetas britanik

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike.

(Kosova Sot Online)