Sot seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 09:19
Sot seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Sot është seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Kurse, një ditë më parë Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Nju-Jork është takuar me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ato diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka takuar edhe përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara në OKB, Lana Zaki Nusseibeh, ku është folur për raportet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve

(Kosova Sot Online)