Osmani në ditën e të zhdukurve me dhunë: Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 10:21
Osmani në ditën e të zhdukurve me dhunë: Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ditën e të zhdukurve me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se në ditë si këto e kuptojmë se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të zhdukurve me dhunë dhe dhe më e rëndësishmja vënia e drejtësisë për ta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Osmani ka shtuar se kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit.

Osmania ka thënë se zhdukja me dhunë e mijëra qytetarëve, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli.

“Si çdo ditë, por veçanërisht sot, kujtojmë mbi 1600 bashkëqytetarët tanë të zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Sot mendjen e kemi te familjarët e tyre dhe solidarizohemi me dhimbjen e ankthin e tyre të çdoditshëm. Zhdukja me dhunë e mbi mijëra qytetarëve tanë, përfshi shumë fëmijë ishte përpjekje e qartë për zhdukjen e një populli. Kjo është një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Në ditët si kjo duhet ta kuptojmë jo vetëm se sa e rëndësishme është që të kërkohet kthimi i të gjithë të zhdukurve me dhunë, por mbi të gjitha se sa e rëndësishme është që ta vëmë në vend drejtësinë për ta.”

(Kosova Sot Online)