EULEX sot do t’i ndalë dritat për ta ndarë dhimbjen me familjarët e të zhdukurve në Kosovë

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 11:39
EULEX sot do t’i ndalë dritat për ta ndarë dhimbjen me familjarët e të zhdukurve në Kosovë

Sot është Dita e të Pagjeturve në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në selinë qendrore do t’i ndalë dritat për pesë minuta në ora 20:30.

Kjo për ta ndarë dhimbjen dhe errësirën në të cilën janë duke jetuar familjarët e 1,621 personave të zhdukur tash e më shumë se 23 vjet.

“EULEX-i do t’i bashkohet iniciativës së disa OJQ-ve të Kosovës dhe do t’i fikë dritat sonte në selinë qendrore të tij për pesë minuta në orën 20:30”, thuhet në njoftimin e EULEX.

(Kosova Sot Online)