Qerkini: Gruaja ime çdo natë thërret “erdhë djali”

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 11:47
 Qerkini: Gruaja ime çdo natë thërret “erdhë djali”

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, tha se familjarët e personave të pagjetur janë zhgënjyer me mos punën e institucioneve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka pasur një kërkesë, duke thënë që të mos i harrojnë ata si familjarë që janë.

Ai ka shtuar se bashkëshortja e tij thotë “gruaja jem bërtet çdo natë, erdhë djali”.

“Ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer, nuk është punuar atë që është dashur dhe është ditur të punohet.

“Edhe 132 fëmijë janë të pagjetur. Ka shumë nana që nuk flej, edhe gruaja jem bërtet çdo natë, erdh djali. Unë e që çdo gjë e dinë, por nuk po punojnë. Ju kisha lut mos na harroni neve familjarëve. Ende qe dy vjet nuk e kanë realizuar një bisedë, i thash mos me thuj pse po më kritikon më tha sa di e boj, i thash jo ti di shumë”.

(Kosova Sot Online)