Masakra e Mejës, Kurti: Kërkojmë mbështetjen ndërkombëtare për këto krime të pazbardhura

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 14:29
Masakra e Mejës, Kurti: Kërkojmë mbështetjen ndërkombëtare për këto krime të pazbardhura

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë, në përvjetorin e masakrës që është bërë nga Serbia gjatë luftës së fundit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka shtuar duhet drejtësi për këtë masakër që është bërë.

Kurti po ashtu ka kërkuar mbështetjen nga ndërkombëtaret për këto krime të pazbardhura.

“Kërkojmë me këmbëngulësi edhe mbështetjen ndërkombëtare për këto krime të pazbardhura të patrajtuara e të cilat kërkojnë përgjigje sa më parë për shkak se ankthi është më i madh se pikëllimi”.

“Edhe zemërimi është më i madh se vajtimi se sa lotët që i shihni në këtë vend këtu që refuzon të harrojë, ne këtë nuk e trajtojmë si çështje historie por si çështje të jetës sonë të këputur”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)