E rëndë: Ishte duke punuar tokën, vdes 55 vjeçari pasi e zë traktori

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 15:04
E rëndë: Ishte duke punuar tokën, vdes 55 vjeçari pasi e zë traktori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një 55-vjeçar i cili ishte duke punuar tokën ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga traktori që po drejtonte.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është përmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)