Marrëveshja e Ohrit, ndër temat për të cilën Gërvalla do të flasë në Këshillin e Sigurimit

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 15:51
Marrëveshja e Ohrit, ndër temat për të cilën Gërvalla do të flasë në Këshillin e Sigurimit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor nga sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres.

Gërvalla do të flas për të arriturat dhe sfidat e vendit, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohërit.

“Gjatë kësaj seance, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet e suksesshme në arenën ndërkombëtare, sukseset në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit si dhe t’i njoftojë pjesëmarrësit në seancë për perspektivën e përgjithshme të vendit në vitet pasuese”, thuhet në njoftim i MPJD-së.

(Kosova Sot Online)