Fillon seanca në Këshill të Sigurimit, Gërvalla zë vend në sallë

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 16:18
Fillon seanca në Këshill të Sigurimit, Gërvalla zë vend në sallë

Ka nisur seanca për Kosovën, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në sallë ka zënë vend edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz bashkë me një prej këshilltarëve të saj dhe përfaqësuesin e Kosovës në New York, Blerim Reka.

Në këtë seancë do të raportojë Përfaqësuesja Special e Sekretarit Gjeneral, Caroline Ziadeh.

Rusia kishte bërë përpjekeje që të pengojë Kosovën që të përfaqësohet në këtë seancë.

(Kosova Sot Online)