Simiq kërkon që bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësohen nga OKB

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 16:28
Simiq kërkon që bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësohen nga OKB

Bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai përmendi emrin e Antonio Guterres si ndërmjetësues i këtij dialogu, që tash lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Këtë deklaratë Simiq e ka dhënë në Radio Televizonin e Serbisë, teksa ka folur për seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në më shumë se një dekadë.

Ka pasur disa marrëveshje, por pjesa më e madhe e tyre nuk janë zabtuar, sidomos nga ana e Beogradit. 

(Kosova Sot Online)