Daçiq: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 16:35
Daçiq: Kosova duhet ta themelojë Asociacionin

Kosova duhet që sa më shpejt të themelojë Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe, ka theksuar kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq në fjalën e tij në Këshill të Sigurimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Kosova për dhjetë vitet që nga viti 2013 s’ka bërë asgjë për të implementuar marrëveshjen për Asociacionin.

 “Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit është momente shumë të ndërlikuara por edhe ndoshta të rëndësishme. Kemi bërë përpjekje për normalizim të raporteve. Por raporti tregon se ka ende pasiguri sa i përket serbëve. Është e domosdoshme që të formohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe sa më shpejt që të jetë e mundur. Në këto dhjetë vjet s’ka ndodhur asgjë. Jemi të vetëdijshëm që i kanë shmangur me qëllim këto obligime”, ka thënë Daçiq.

Ai ka thënë se ky është edhe një kusht për zbatimin e marrëveshjeve të tjera.

“Dhe ky është një kusht për zbatimin e marrëveshjeve të tjera nga Brukseli”, ka thënë Daçiq.

Ai tutje ka folur edhe për kthimin e serbëve në Kosovë.

“Edhe pas 24 vjetësh numri i personave të zhvendosur nga Kosova është 200 mijë dhe ende kthimi vazhdon të jetë shumë i ulët”, ka thënë Daçiq.

(Kosova Sot Online)