Daçiq: S’ka mundësi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 17:00
Daçiq: S’ka mundësi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Në seancën për Kosovën në Këshill të Sigurimit, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka shkelur hapur Marrëveshjen e Ohrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Serbia s’do të votojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Ai ka thënë se Serbia asnjëherë s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kosova për ne është sui generis sa është Jerusalemi për izralitët dhe Meka për myslimanët dhe Vatikani për katolikët. Dua të theksoj se Serbia kurr nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të një anshme. Dhe nuk do të votojmë që ajo të bëhet anëtare e OKB-së.


"S’ka mundësi që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së, s’ka shumicë”, ka thënë Daçiq.

Ai tutje ka falendëruar shtetet anëtare të OKB-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Falendëroj shtetet anëtare që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Daçiq.

(Kosova Sot Online)