Daçiq: S’ka kurrfarë marrëveshje me Kosovën nëse s’ka Asociacion

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 17:13
Daçiq: S’ka kurrfarë marrëveshje me Kosovën nëse s’ka Asociacion

Nëse Republika e Kosovës nuk do të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe atëherë marrëveshja e Ohrit bie poshtë, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në seancën për Kosovën në Këshill të Sigurimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se Beogradi dëshiron që ta dijë nëse Kosova do ta implementojë një obligim të cilin e ka marrë para dhjetë vitesh, përndryshe s’do të ketë kurrfarë marrëveshje.

“Duhet të dimë nëse obligimi i marrë para 10 vitesh për formimin e Asociacionit është diçka që duhet të ndodhë menjëherë, përndryshe s’do të ketë kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Daçiq.

(Kosova Sot Online)