Gërvalla: Daçiq është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 17:18
Gërvalla: Daçiq është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë

"Daçiq është përgjegjës për vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para tribunalit”, ka theksuar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, aktualisht është duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo përmendi edhe postet që Daçiq e Vuçiq ishin bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe.

“Vuçiq e Daçiq që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”.


(Kosova Sot Online)