Si është gjendja shëndetësore e Erdoganit

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 20:40
Si është gjendja shëndetësore e Erdoganit

Në 24 orët e fundit, ka dyshime për gjendjen shëndetësore të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Ai ndërpreu një intervistë televizive të drejtpërdrejtë për shkak të problemeve shëndetësore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media të ndryshme ndërkombëtare hedhin dyshime se kreu i shtetit turk pësoi një sulm në zemër gjatë asaj interviste. Lajmin megjithatë, e mohuan kategorikisht autoritetet turke duke e konsideruar si plotësisht të pavërtetë dhe spekullim.

Erdogan një ditë më parë tha se anuloi të gjitha aktivitetet e axhendës së tij të ngjeshur për shkak edhe të takimeve të shumta elektorale. 69-vjeçari tha se ka pasur shqetësime në stomak dhe se po ndiqte rekomandimet e mjekëve për të pushuar në shtëpi të mërkurën dhe të enjten.

(Kosova Sot Online)