Lajçak: Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 për Asociacionin nuk ishte zbatuar nga Kosova

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 19:16
Lajçak: Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 për Asociacionin nuk ishte zbatuar nga Kosova

Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 për Asociacionin nuk ishte zbatuar nga Kosova, ka theksuar i dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Thelbi i asaj marrëveshjeje ishte se Serbia nga njëra anë do të shpërbënte strukturat paralele në Kosovë, kryesisht policinë dhe gjyqësorin, të cilat më pas do të bëheshin pjesë e sistemit juridik të Kosovës. Dhe në anën tjetër, Kosova do të krijojë një Bashkësi të komunave serbe. Pjesa e parë ndodhi, e dyta jo. Nuk dua të shkoj në të kaluarën dhe të vlerësoj pse ndodhi”, tha ai.

“Për mua është e rëndësishme që më 2 maj të kemi një takim të planifikuar mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti në Bruksel, ku në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të këtij komuniteti. Do të prezantohet drafti i statutit të saj, që është hapi i parë i detyrueshëm dhe i rëndësishëm”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)