Lumir Abdixhiku: Në politikë më motivojnë këngët e Eminemit

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 08:53
Lumir Abdixhiku: Në politikë më motivojnë këngët e Eminemit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një intervistë ka thënë se politika është profesion i vështirë, duke shtuar se nuk duhet të jesh emocional në politike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Abdigjiku tha se në politikë njeriu duhet të jetë analizues, të ketë durim dhe qetësi në mënyrë që të bëhet më e mira.

Ai ka thënë se edhe në politikë merr motiv nga këngët që i dëgjon.

Abdixhiku ka treguar  këngët e artistëve të cilat e motivojnë.

“Në politikë më motivojnë këngët e Eminemit dhe Aerosmith”, tha ai.

“Është kënga “Lose Yourself” e Eminemit dhe ajo “Dream on” e Aerosmith. Sidomos ajo pjesa kur fillon “sing ëith me…”. më motivon shumë. Tash edhe vajzat më zgjedhin disa këngë e ato më tregojnë këngë të reja të cilat i dëgjojnë”, shtoi Abdixhiku.

“Në politikë nuk duhet të jesh emocional. Duhet të jesh pragmatik, analizues. Po ashtu të kesh durim, durim të madh madje. Të ofrosh qetësi dhe të bësh më të mirën”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)