Policët kosovarë e gjejnë një kuletë, ky është veprimi që bënë

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 08:57
Policët kosovarë e gjejnë një kuletë, ky është veprimi që bënë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë, kanë gjetur një portofol ku kishte një shumë parash, kartela bankare dhe dokumente personale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se pas përfundimit të procedurave, të njëjtat i janë kthyer pronarit.

“Sot nga zyrtarë policor të cilët ishin në detyrë është gjetë një portofol ku kishte një shumë parash, kartela bankare dhe dokumente personale. Të njëjtat pas përfundimit të procedurave i janë kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.

(KosovaSot Online)