Lajçak takohet me kryediplomatin Dendias në Greqi, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 09:48
Lajçak takohet me kryediplomatin Dendias në Greqi, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryediplomatin grek, Nikos Dendias, për të diskutuar për procesin e dialogut, si dhe për rajonin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dendias, njoftoi për temën e takimit.

“Gjatë një takimi të mbajtur më herët sot në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, diskutova me Përfaqësuesin Special Miroslav Lajçak për progresin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”.

Ndërkaq, sot Lajçak e ka falënderuar Dendias për interesin e Greqisë dhe mbështetjen e tij në përpjekjet e përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit i dashur Nikos Dendias për interesin e Greqisë për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen për përpjekjet tona të përbashkëta në rajon”.

(Kosova Sot Online)