Lajçak takohet me emisarin britanik për çështjen e dialogut

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 10:53
Lajçak takohet me emisarin britanik për çështjen e dialogut

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Peach, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka treguar se në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim të dashur, të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin, Lord Peach. Kemi shkëmbyer mendimet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe planet tona për muajt në vijim”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

(Kosova Sot Online)