Ferizaj: Zhduket një femër, doli nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku është

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 11:06
Ferizaj: Zhduket një femër, doli nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku është

Një femër është zhdukur në Ferizaj, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një burrë dje ka raportuar se një grua ka dalë nga shtëpia e tyre dhe nuk është kthyer më.

Rasti lidhur me këtë zhdukje është duke u hetuar.

“Më 27.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)