Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në aeroport

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 11:45
Sekuestrohen mbi 47 mijë euro në aeroport

Policia Kufitare ka sekuestruar 47,450 Euro në aeroportin e Rinasit në dalje të Shqipërisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Paratë u përkisnin dy personave, të dy banues në Stamboll të Turqisë.

Këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi këto para, siç e përcakton ligji.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit turq E. G. dhe S. S.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

(Kosova Sot Online)