Vritet një person në Kijevë të Malishevës, dyshohet që nipi ka vrarë axhën për çështje prone

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 12:03
Vritet një person në Kijevë të Malishevës, dyshohet që nipi ka vrarë axhën për çështje prone

Një person është vrarë sot në fshatin Kijevë të Malishevës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për rastin është arrestuar një i dyshuar derisa hetimet po vazhdojnë.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës.

Sipas burimeve brenda policisë, viktima është rreth moshës 60 vjeçare derisa i dyshuari për vrasjen rreth moshës 37-38 vjeçare. Motivi dyshohet se ka qenë për çështje pronësore.

(Kosova Sot Online)