Kryeministrja e Serbisë: Propozimi franko-gjerman nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 12:14
Kryeministrja e Serbisë: Propozimi franko-gjerman nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se propozimi franko-gjerman për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë “nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës”, gjë që nuk përmendet në këtë dokument, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pasi shefi i grupit parlamentar të Dverit, Boshko Obradoviq, ka thënë se propozimi franko-gjerman thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Ana Bërnabiq ka thënë “se kjo ishte gënjeshtër”, sepse Beogradi votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës Kosovës.

(Kosova Sot Online)