Këta janë 24 deputetët heshtak që marrin paga kot dhe kurrë nuk u deklaruan, nuk folën në Kuvendin Kosovës gjatë 2022

  • S.A /
  • 28 April 2023 - 12:38
Këta janë 24 deputetët  heshtak që marrin paga kot  dhe kurrë nuk  u deklaruan, nuk folën  në Kuvendin Kosovës  gjatë 2022

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka bërë vetëm një deklaratë në Parlamentin e Kosovës gjatë vitit 2022, transmeton "Kosova Sot Online".

Pacolli që ka hyrë në Parlament përmes koalicionit me LDK-në, nuk është i vetmi që ka folur kaq pak në Kuvendin e Kosovës. Edhe Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, kishte zero deklarata në Parlament. 

 

Gjithsejtë janë 24 deputetë që s’kanë bërë asnjë deklarim gjatë vitit 2022.

Këto gjetje janë publikuar të premten në raportin e titulluar: “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”, me autor Naim Jakaj.

 

(Kosova Sot Online )