Kurti takohet me emisarin britanik, flasin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 13:16
Kurti takohet me emisarin britanik, flasin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Greqi me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për zhvillimet e aktuale në Kosovë dhe rajon.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti i foli emisarit Peach për urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes me Serbinë.

“Në takim gjithashtu u bisedua edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, rëndësinë dhe urgjencën e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit të dakorduar në Bruksel, respektivisht në Ohër dhe për pritjet nga takimi i radhës i nivelit të lartë politik që do të mbahet të martën e javës së ardhshme”, thuhet në njoftim.

Kurti falënderoi emisarin Peach për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

(Kosova Sot Online)