"Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit s’është në interes të Kosovës"

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 13:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk është në interesin e Kosovës që të jetë funksional ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Një institucion i cili e konsideron veten se është i Kosovës duhet të veprojë sipas kushtetutës dhe ligjeve tona dhe interesit tonë shtetëror nëse një institucion nuk është i Kosovës në kuptimin e sjelljes së tij mban qëndrime që nuk janë të Kosovës por të Serbisë nuk mendoj se është interes i Kosovës të vazhdojë më ai institucion”, tha ai.

“Një deputete e Kuvendit të Serbisë nuk mund të jetë kryesuese e ekipit menaxhues si mundet një deputete e Serbisë ta prezantoj Kosovën ajo s’ka ka me prezantua hiq”, tha ai.

(Kosova Sot Online)