Avokatja shqiptare kërcënohet me armë nga një klient

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 14:08
Avokatja shqiptare kërcënohet me armë nga një klient

Një person, klient, pas një mosmarrëveshje dhe debati e ka kërcënuar me një armë sportive një avokate në Korçë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie” njofton policia.

(Kosova Sot Online)