Vrasja në Kijevë të Malishevës: Ky është viktima dhe i arrestuari

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 14:32
Vrasja në Kijevë të Malishevës: Ky është viktima dhe i arrestuari

Në Kijevë të Malishevës, sot Berat Berisha (39-vjeç) dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij, Sadi Berisha (50-vjeç), përcjell “Kosova Sot Online”.

Autori i krimit është arrestuar nga policia, derisa trupi i pajetë i viktimës vazhdon të qëndroi në oborrin e familjes Berisha.

Hetimet fillestare kanë zbuluar se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkaqe pronësore.

(Kosova Sot Online)