A do të hapet për qarkullim ura mbi Ibër?

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 15:15
A do të hapet për qarkullim ura mbi Ibër?

Sot është marrë vendimi komunal që të hapet ura mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve dhe lëvizje të lirë, ka njoftuar kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nedzat Ugljanin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo erdhi me propozim të delegates Aida Doli, për çka 13 vota ishin pro, një kundër nga komuniteti serb dhe një abstenim nga komuniteti shqiptar që kërkoi të shtyhet vendimi.

“Është vendim i Kuvendit Komunal. Ne kemi vendosur të veprojmë sipas standardeve evropiane për lëvizje të lirë. Po e shohim nga ana pozitive këtë”.

Ugljanini po ashtu shtoi se ata si kuvend komunal e kanë kryer obligimin e tyre, ndërsa se sa është i realizueshëm në aspektin e sigurisë, do të merren organet përkatëse. Ai po ashtu shtoi se vendimi i sotëm do të shkojë në ministri të Punëve të Brendshme dhe që u bie atyre të vazhdojnë me të.

Ndaj vendimit për hapjen e qarkullimit të urës, e cila ka rreth 20 vjet që qëndron e mbyllur, serbët kanë reflektuar negativisht, thotë kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut.

“Ata s’kanë pritur që ne e kemi guximin ta bëjmë, të marrim vendime si ky i ditës së sotme që janë të rëndësishme për popullatën”, deklaroi Ugljanini 

(Kosova Sot Online)