Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja themelore duhet të zbatohet plotësisht

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 15:51
Kurti takon Lajçakun: Marrëveshja themelore duhet të zbatohet plotësisht

Me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajcak, është takuar sot  kyeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt, pa parakushte dhe pa vonesa.

“Diskutuam takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri me Miroslav Lajcak në Forumin e Delphit.
Marrëveshja Themelore duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)